17 vjet në Amerike, Shteti kërkon ta dëboi Imigrantin shqiptar. Kisha e strehon: do ta mbrojmë me çdo kusht

839
0

Një familje shqiptare që ka imigruar në Shtetet e Bashkuara para 17 vjetësh, po përballet me agjencinë amerikane të imigracionit e cila ka urdhëruar që Ded Rranxburgaj të deportohet në Shqipëri pasi ka shkelur ligjet. Por kisha Central United Methodist në qytetin e Detroitit i ka dalë në mbrojtje familjes shqiptare dhe po e strehon atë në ambjentet e kishës. Pastorja Jill Zundel i tha Zërit të Amerikës me telefon nga Detroiti se kisha vepron sipas ligjit të Jezu Krishtit. Ded dhe Flora Rranburgaj erdhën nga Shqipëria 17 vjet më parë dhe u lejuan të qëndronin ndërsa po kërkonin azil politik. Rasti i tyre nuk u miratua por në të njëjtën kohë Flora u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të sëmundjes. Por ajo thotë se ka nevojë për bashkëshortin e saj që të kujdeset për të.

 Agjencia për zbatimin e ligjit të imigracionit i udhëzon agjentët e saj të mënjanojnë ato që i quajnë vende sensitive për arrestimin e shkelësve të ligjit, si shkolla apo institucione fetare. Në kishë, së bashku me çiftin Rranxburgaj jeton edhe djali i tyre 24 vjeçar, i cili ndjek studimet universitare dhe mbrohet tani nën programin DACA, dhe djali tjetër i tyre 15 vjeçar që është qytetar amerikan. Data e caktuar për deportimin e tij është 5 shkurti. Ne do të kemi një material të zgjeruar mbi orvatjet e familjes shqiptare dhe mbrojtjen që po i bën kisha në një kronikë gjatë fundjavës. /Zëri i Amerikës/