Befason Trump, jep shtetësi për 1.8 milionë emigrantë, ja kush përfiton

823
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump është i gatshëm të firmos planin i cili do të hap rrugën e marrjes së shtetësisë për 1.8 milionë emigrant të rinjë, të cilët kur ishin fëmijë, në mënyrë ilegale arritën në Shtetet e Bashkuara, bëjnë të ditur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar planin si një favor të madh i cili ka për qëllim të tërheqë vota të mjaftueshme të  demokratëve. Por plani përfshinë edhe disa element të tjerë siç është forcimi i kufirit dhe kthimi i emigrantëve të rinj.

Plani i Presidentit Trump, për të cilin Shtëpia e Bardhë shpreson se do të votohet në Senatin amerikan në fillim të muajit prill, ka për qëllim të vendos një fond prej 25 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe të financoj mbrojtjen më të mirë të kufirit mem Kanadanë.

Presidentit Trump, qëndrimet e forta të të cilit mbi emigracionin, ishin kyçe gjatë fushatës presidenciale 2016, ka paralajmëruar që në muajin shtator do ti jap fund programit DACA (Deffered Action for Childhood Arrivals), i cili filloi të zbatohet nga paraardhësi i tij, Presidenti Obama, nëse Kongresi nuk ofron një propozim të ri të ligjit.

Mbrojtja në kuadër të programit DACA ka të bëjë për rreth 700.000 njerëz, por Shtëpia e Bardhë vlerëson se ka po aq që janë kualifikuar për program, por që nuk e kanë firmosur. Sipas tyre, 1.8 milionë njerëz mund të kërkojnë shtetësi në 10-12 vitet e arrdhshme duke vërtetuar se kanë një punë dhe nuk kanë bërë ndonjë vepër penale. Gjithashtu planifikohet edhe heqja e llotarisë për disa shtete

Këto masa, sipas liderit të shoqatës që mbështetë emigracionin “America’s Voice”, Frank Sharry, do të ulin emigracionin për 50 për qind.