1100 euro për vetëm 4 biftekë, turistët marrin dhuratën e shtrenjtë pas skandalit

689
0

Pak ditë më parë u publikua historia e katër turistëve japonezë që paguan 1100 euro për katër biftekë, një pjatë peshk dhe ujë.

Turistët u treguan të zgjuar dhe dorëzuan një ankesë tek autoritetet. Të shpejtë dhe efektivë, policia dhe autoritetet e kushteve të higjienës inspektuan restorantin në fjalë, Osteria da Luca.

U gjendën disa shkelje të ligjit për sa i përket rregullave të higjienës, sigurisë së klientëve dhe përshkrimit të produkteve në shitje. Rezultati i inspektimeve ishte një gjobë e majme prej 20,000 eurosh. Restoranti nuk do të mbyllet.

Turistët nga ana tjetër morën një dhuratë nga Shoqata e Hotelierëve Venecianë, si gjest kompensues sipas The Guardian.

“Pas një diskutimi të gjatë, vendosëm t’u ofrojmë katër turistëve që kaluan një përvojë kaq të pakëndshme, një qëndrim prej dy netësh në një hotel me katër ose pesë yje,” tha presidenti i shoqatës, Vittorio Bonacini.

Ndërkohë, restoranti ka një vlerësim 1.5 nga 5 yje në TripAdvisor dhe faqja ka pezulluar postimin e përshtypjeve të reja për Osteria da Luca prej zhurmës në media.