Tmerrohet Sekretari amerikan i Mbrojtjes : Pijnë gjakun e kobrave dhe ecin në zjarr, stërvitja e “çmendur” ushtarake ne Indonezi. (VIDEO)

715
0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis pa trupat indoneziane duke pirë gjak gjarpëri, të ecnin nëpër xhama, të thyejnë tulla më kokë, apo duke ecur në zjarr gjatë një stërvitje të rrallë ushtarake të mërkurën, për të treguar aftësitë unike të ushtrisë së Indonezisë.

Ushtarët indonezian kryen një seri teknikash të arteve marciale dhe mahnitën të pranishmit me teknikat e tyre, përcjell albeu.com

Ushtarët prenë kokat e kobrave dhe pinë gjakun e tyre me njëri-tjetrin, ndërsa njerëzit u tmerruan.

Forcat indoneziane janë aktive në kushtet e xhungles dhe ndonjëherë duhet të merren me gjarpërinjtë.

Demonstrata tregoi gjithashtu intensitetin e trajnimit të forcave indoneziane, tha Mattis.