19.5 C
Tirana

Zyrtari nga Uashingtoni telefonon Ramën: Zgjedhjet me 30 qershor, asnjë hap pas

Date:

Share:

Ambasadori Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama javën e shkuar.

Kjo telefonatë e kërkuar nga ambasadori Reeker, i është konfirmuar ekskluzivisht për Top Channel, gazetarit Muhamed Veliu, nga dy burime diplomatike të pavarura nga njëra tjetra si dhe nga kryeministria.

Po të njëjtat burime në dijeni të përmbajtjes së kësaj telefonate që ka zgjatur 20 minuta kanë treguar edhe thelbin e saj.

Ambasadori Reeker ka ngulmuar gjatë telefonatës për mos bërjen e asnjë hapi pas në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Një qëndrim ky i palëkundur i amerikanëve gjatë muajve të fundit, por i përforcuar edhe njëherë tjetër në këtë bisedë telefonike.

Ditën kur presidenti Meta çdekretoi datën e zgjedhjeve, Top Channel raportoi se në DASH ambasadori Philip T. Reeker, kishte zhvilluar një takim me departamentin e Euroazizë, për të analizuar vendimin e presidentit.

Ajo çfarë ishte konkluduar në këtë takim, u mësua një dite më pas kur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i tha “Zërit të Amerikës” se DASH, është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt, me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Pikërisht kjo ndjekje vijoi me telefonatën e Reeker për Ramën të mërkurën nga ku më pas ambasadës amerikane iu dha porosia për hapin e radhës.

E enjtja e shkuar një ditë përpara protestës së 9 kombëtare, e gjeti zv.Shefin e Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski në zyrat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe shefes së LSI Kryemadhi.

Për ta si asnjëherë më parë, mesazhi i përcjellë ishte më radikali në historinë e pluralizmit shqiptarë.

“Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhu nshme!,”-mësohet se ka thënë Koski.

Ligji amerikan për organizatat e dhunshme, të cilat radhiten një shkallë më poshtë se organizatat ter roriste, është shumë i ashpër.

Ai prek të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve u konfiskohen asetet, u bllokohen kontot bankare, u sekuestrohet çdo transaksion i mundshëm në dollarë apo pasuri të patundshme.

Por jo vetëm kaq. U kufizohet edhe lëvizja në vendet me të cilat SHBA kanë marrëveshje për luftën kundër ekstremizmit të dhu nshëm.

Ky ligj amerikan është veçanërisht specifik për të gjithë anëtarët e këtyre organizatave që kanë pasur poste publike apo kanë aktivitet biznesi.

Ky mesazh i Washingtonit përcjell si një telegram urgjent, Bashës dhe Kryemadhit nga Daniel Koski, nuk u pohua apo mohua nga përfaqësia diplomatike amerikane në rrugën e Elbasanit.

Efekti këtij paralajmërimi u reflektua menjëherë, në protestën e të premtes ku nuk u hodh as edhe një kapsollë e vetme./ I.M-Tch

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.