Zvicra kërkon punëtorë me pagë 3200 franga në muaj, ja detajet

1068
0

Ndërkohë që në Shqipëri çdo ditë jemi në kërkim të një punë më të mirë, Zvicra ndodhet në krizë për punëtorë. Rreth një vit më parë qeveria dhe sindikata e fermerëve në Zvicër filluan së bashku një projekt për integrimin e refugjatëve në tregun e punës, transmeton Shqipëriaime.al.

Por, pavarësisht marketingut të tyre nuk arritën që të gjenin punëtorë në disa punë të caktuara. Janë rreth 14 ferma që kërkojnë refugjatë për një vend pune të përkohshme, për të cilën ata do të paguhen 3200 franga në muaj.

Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mundur që në saj të këtij projekti të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluan ofertën e tyre. Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë.

Ky projekt ka ende kohë deri në 2018 ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen më mirë dhe të mësojnë një nga katër gjuhët e vendit.