Ja si e shkatërron i riu biçikletën Mobike, që mbërritën në Tiranë pak ditë më parë (Video)

768
0

Vetëm pak ditë më parë biçikletat më ‘cool’, ato Mobike, mbërritën në kryeqytetin shqiptar. Ndonëse nuk kanë bërë akoma një javë që xhirojnë në rrugët e Tiranës, një pasazh aspak pozitiv është regjistruar kundër Mobike.

Një adoleshent është filmuar teksa shkatërron mjetin inteligjent, duke e përplasur me një mur në rrugë.

Nuk dihen arsyet që kanë nxitur këtë të ri të ndërmarrë këtë akt negativ, por videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon qartë veprimin aspak të denjë të të riut ndaj këtyre mjeteve që përdoren në vendet e zhvilluara dhe që më në fund u krijua mundësia t’i përdorin edhe qytetarët shqiptarë.