Zonja Eni përlotet live në studio për të birin

734
0

Ajo është padyshim një nga juristet më të famshme në Shqipëri për shkak se shfaqet çdo ditë në ekranin e Tv Klan në rubrikën ‘Shihemi në gjyq”.

Për herë të parë ajo rrëfeu historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin Avenirin dhe u përlot kur mori në studion e emisionit “Rudina” një videomesazh nga i biri.

Juristja dhe bashkëshorti i saj festuan disa ditë më parë 20-vjetorin e martesës së tyre.

Ajo është shprehur:

Aveniri është inxhinier, është shumë i rezervuar dhe preferon të ketë jetë private.

Historia jonë e dashurisë ka filluar kur unë sapo kisha nisur të punoja si pedagoge, kam qenë 23-24 vjeç. Krahasuar me brezin e sotëm ne kemi qenë më të pjekur, duhet të flisnim edhe me prindërit.

Aveniri nuk ka dashur asnjëherë të dalë në media, ai po na ndjek në këto momente. Pjesa e rezervuar e tij më ka bërë shumë përshtypje dhe siç duket me këtë ma mori mendjen. Ne njiheshim familjarisht, por nga kjo dëshira për të më njohur nga afër erdhi në fakultet për t’u regjistruar për Juridik. Nisi si ngacmim, por ai sot është edhe jurist, pasi mbaroi edhe studimet. Kur ka dalë nga dera e fakultetit, Aveniri bëri një veprim të çuditshëm, ai pa sipër. Kur e pyeta pse? Më tha: Mendova a do të jetë vërtet fati im kjo…

Më pas vazhduan takimet, përfunduam shpejt në fejesë. Në atë periudhë Mali i Dajtit ka qenë destinacion romantik. Atje jemi puthur për herë të parë dhe aty kemi edhe një pemë.

Ne kemi bërë fejesën më 26 Janar të 1996 ku jashtë kishte trazira. Ne kemi patur periudha të veçanta në marrëdhënien tonë. Më pas unë ika në Angli për tre muaj dhe u martuam më 25 Janar 1998”.