Zjarri në lagjen e populluar nga shqiptarët në New York, reagon ambasadorja

790
0

12 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri të rënë në një ndërtesë në lagjen Bronx të New Yorkut, një lagje kjo ku jetojnë shumë familje shqiptare.

Por ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber, konfirmon se nuk ka asnjë njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo plagosur. Ajo ka vendosur një numër telefoni në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe thotë se është në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që kemi mundësi.

STATUSI I FLABER
– Nr emergjence: 347.241.44 34
202.758.9526

Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork. Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx. Temperaturat e ulëta në minus 10° celsius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës. Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme.

Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare.

Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:
347.241.44 34 ose
202.758.9526
Në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që kemi mundësi.
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në SHBA

Faber fb