Zjarret në Kaliforni, digjet shtëpia e ish-misit shqiptar

356
0

Prej ditësh, autoritetet në Kaliforni janë në luftë me flakët të cilat kanë djegur mijëra hektarë me pyje, banesa por kanë shkaktuar edhe humbje jetësh.

Në mesin e banesave të shkrumbuara është edhe ajo e ish-misit shqiptar, Valbona Çoba, që u shpall Mis Fotozhenia në vitin 1992.

Ka qenë nëna e saj që ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, duke publikuar edhe disa foto.

“Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Çoba që gumëzhinte nga të qeshurat, lojrat e tre engjëjve të saj.. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfiksa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thoshnin…një lodër do marrësh vetëm e dil”, shkruan Reshida Çoba.

Ajo rrëfen momentet tragjike ku shkruan se “flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime, ajo që duhej të qante e fundit isha unë…qava, e lashë veten me dëshirë të ndihej aq keq, sa ishte realiteti”, vijon postimi i nënës.

Për fat të mirë nuk kas asnjë pasojë në njerëz në familjen e misit shqiptar.

Të dhënat e fundit të medieve ndërkombëtare bëjnë me dije se deri tani, më shumë se 30 persona kanë humbur jetën, dhe qindra të tjerë janë lënduar. /k.k/noa.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.