Zi në pallatin mbretëror anglez. Hidhërimi më i madh vjen për mbretëreshën Elizabeth, ndonëse nuk bëhet fjalë për vdekjen e ndonjë personi.
Sovrania britanike qan për ngordhjen e Whisper, qenin e saj të fundit të racës welsh crogi.
Whisper u nda nga jeta në moshën 12-vjeçare, ndërsa ai ishte bërë qeni i preferuar i mbretëreshës, pas ngordhjes së Willow, një tjetër qen crogi i sovranes.
Prej më se dy vitesh Whisper shoqëronte mbretëreshën, e cila e kishte adoptuar kur i zoti i tij, ish-kopshtari i vilës në Sandringham, Bill Fenwick, kishte vdekur.
Burime pranë Buckingam Palace, të cituara nga mediat angleze, thonë se mbretëresha dhe Whisper ishin shumë të lidhur, dhe se gjatë gjithë kohës ishin bashkë.
Megjithatë tashmë për ngushëllim, mbretëresha ka edhe dy qenë të tjerë, por të racave të tjera.