Zhduket një grua në Kosove, bashkëshorti njofton Policinë: Po e priste një makinë në rrugë

309
0

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një burrë në Viti, i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e saj.

Mësohet se 33-vjeçari ka deklaruar se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia të hënën dhe sipas tij, dyshohet se një veturë e ka pritur në rrugë. Ai ka pritur që gjatë kësaj kohe do të marrë informacione për vendndodhjen e 24-vjeçares, mirëpo e njëjta s’është lajmëruar më.

Denoncimi i bashkëshortit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e gruas dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.