Del në breg te detit një krijesë misterioze, brenda iu gjet…

68135
0

Ka shumë gjëra të cilat ne nuk dimë për oqeanin. Specie të rralla banojnë në ujëra të thella dhe zona të reja zbulohen gjatë gjithë kohës, por ndonjëherë, të dhënat e vetme për të kuptuar se çfarë shtrihet nënujë janë në momentin kur ato dalin në brigjet tona.

Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast. Për herë të parë në botë, një peshkaqen super i rrallë, që ka marrë emrin “peshkaqeni gojëmadh” (Megamouth Shark), është parë shtatzënë në një plazh në Filipine.

Fatkeqësisht specia ngordhi, por brenda saj u gjetën 6 peshkaqen të vegjël. Ky zbulim dëshmon se “peshkaqenët gojëmadh” janë “ovoviviparous”, që do të thotë se ato zhvillohen në vezë të cilat çelin brenda nënave, e më pas lindin si foshnja të gjalla.

Sipas Oceana.org, peshkaqeni kishte një gjatësi 5.6 metra, që do të thotë se goja e saj, ka të ngjarë të jetë rreth 1.3 metra e gjerë (epo të paktën tani e dimë përse ka marrë atë emër).

Zbulimi do t’i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth zakoneve dhe fiziologjisë së kësaj specie misterioze