14.5 C
Tirana
spot_img

Zgjohu Popull!

Date:

Share:

Nga Denis Dyrnjaja

Populli nuk ka nevojë t’i thotë Ambasadori Amerikan Donald Lu se çfarë është për ta Ilir Meta.

Populli nuk ka nevojë ta njohë Edi Ramën nga rrëfimi eros/pasionant i Ornela Vorpsit dhe çfarë përfaqëson ai. Populli nuk ka nevojë të njohë bëmat e Sali Berishës dhe manipulimet e Lulzim Bashës.

Nëse e pyet popullin, sigurisht jo popullin me ngjyrë partiake, por popullin normal e di se të gjithë këta dhe jo vetëm këta, por edhe hordhitë politike poshtë tyre nuk justifikojnë pasuritë e vëna me paga shteti, qofshin ato edhe dy fish më të mëdha se pagat zyrtare.

Populli e di se kush duhet të shkojë në burg, populli e di se dhe se ata që duhet të shkojnë në burg nuk do të shkojnë, sepse nuk ka kush t’i çojë para drejtësisë. Por pa dashjen e vet duke pranuar në heshtje këtë realitet, populli ka vetburgosur veten dhe të ardhmen e tij.

Vetëm duke marrë pankartat në duar me emrat e fotot e politikanëve që populli mendon se janë të korruptuar dhe të inkriminuar e duke dalë në sheshe për të kërkuar hetimin dhe gjykimin e tyre, shpresa se ky vend mund të bëhet, mund të rilindë.

Vetëm duke dalë në sheshe dhe mos ikur prej aty derisa prangat të kërcasin në duart e këtyre “zullumqarëve” të zhytur në korrupsion dhe krim, në vend të orave lukzoze dhe byzylykëve të arit, shqiptarët dhe fëmijët e tyre që jetojnë me djersën e punës dhe dijeve të tyre, mund besojnë se nuk do ju duhet të zgjedhin mes dy të këqijave, më të voglën.

Zgjohu popull, të largosh maskarenjtë që flasin në emrin tënd për të të shtypur, poshtëruar e vjedhur njësoj, pavarësisht ngjyrës së kollares politike që mbajnë.

Është më shumë se skandaloze që një vend kaq i vogël dhe me kaq bukuri e pasuri natyrore, një vend me njerëz vitale dhe të sprovuar ndër shekuj me vështirësitë dhe me instikte të forta mbijetese dhe sakrifice të jetojë në varfëri dhe me ankthin e punës që ta jep partia, të ardhshmes që të siguron partia dhe mbrojtjes që të jep partia.

Në fakt partia (më saktë kjo lloj partie l, këto lloj partish) janë vetëm “tutore” që të shfrytëzon për të të shtypur dhe për të marrë jetën dhe të ardhmen peng, ndërsa ti e duartroket dhe mbështet.

Zgjohu popull e merr fatet e tua në dorë, largoju hipnozave politike që të vënë e mbajnë në gjumë!

Subscribe to our magazine

━ more like this

“Deri nga data 15 pritet të kemi..”, sinoptikania tregon parashikimin e Motit për muajin Mars, ja cfarë surprizash na presin pas datës 8..

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar meterologia Lajda Porja nga “MeteoAlb”. Si çdo fillim muaji,...

Nis muaji i begatë i Ramazanit, myslimanët fillojnë agjërimin, ja kalendari për Shqipërinë

Sot, më 1 Mars ka nisur muaji i begatë i Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për...

Diell apo Shi? Vjen parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë pritet sipas sinoptikanes deri ditën e martë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ne vendin tone priten mot i paqëndrueshem deri ditën e hënë, nderkohe priten reshje te pakta edhe te shtunen por...

Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA, ja cfarë ndryshon nga data 1 mars. Vjen njoftimi nga aeroporti i Rinasit..

Aeroporti i Rinasit ka bere nje njoftim per te gjithe pasagjerët. Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA! Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që...

Luhatjet në kursin e këmbimit, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa këmbehet Euro sot

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.