Zgjidhet mjeku i muajit – shpëtoi 19-vjeçarin nga paraliza

472
0

Dr. Fatos Olldashi, mjek kirurg pranë Spitalit Universitar të Traumës, është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si mjeku i muajit.

“Pak ditë më parë, me një ndërhyrje të vështirë por të suksesshme, neurokirurgu Fatos Olldashi shpëtoi një 18-vjeçar që rrezikonte të mbetej i paralizuar pas aksidentit në plazhin e Velipojës.

Mjekët e spitalit universitar të Traumës përballen thuajse çdo ditë me raste ekstreme, por me kurajë dhe profesionalizëm ja kanë dalë të shpëtojnë jetë.”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Në muajin prill 2018 ministria zgjodhi si mjeken e muajit Dr. Irma Gishti, drejtoreshë në qendrën shëndetësore të Roskovecit./ Shendeti/