Angelina Jolie ka një mesazh për të bijën, na bëri të mendojmë! DUHET lexuar me patjetër

480
0

Angelina Jolie është pjesë e kopertinës për muajin mars 2018 të revistës Elle ku ka folur për jetën e saj private.

Ndër të tjera në intervistë, aktorja dhe humanitarja, Jolie flet edhe për marrëdhëniet me fëmijët dhe këshillat që ajo u jep vajzave të saj.

“Ju duhet të jeni gjithmonë të gatshme të ndihmoni të tjerët. Mund të visheni bukur sa të doni, por është mendja juaj ajo që do përcaktojë se kush jeni. Zbuloni se kush jeni, çfarë dëshironi dhe ku doni të shkoni dhe më pas luftoni për ta arritur atë. Dhe sigurisht luftoni krah të tjerëve që kërkojnë po të njëjtat liri si ju. Një jetë që është në shërbim të të tjerëve dhe përmirësimit ja vlen të jetohet.”
Kjo është këshilla që ajo u përsërit më së shumti vajzave të saj dhe duhet thënë që këtë mesazh të fortë duhet të dijë çdo femër në botë dhe jo vetëm.

Aktorja ka folur edhe për rëndësinë e ngritjes së zërit individual kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale.

“Gjithçka ka rëndësi që nga mënyra si e mbani dhe kujdeseni për vetën tuaj në përditshmëri, si edukoni veten për të drejtat tuaja dhe solidaritetin që keni me gratë e tjera në mbarë botën. Dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet ende si një krim i vogël.” – ka thënë Jolie.