Zgjedhjet/ Kandidati socialist takim elektoral në kishë

492
0

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ka vijuar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale, të cilat sipas mazhorancës do të zhvillohen më 30 qershor.

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nga ky takim nuk kanë qenë premtimet apo përmbledhje e rezultateve të mandatit të tij, por vendi ku është zhvilluar takimi, në kishë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peçi rrëfen se çfarë u diskutua me qytetarët , ndërsa rrëfen dhe punët që do të bëjë në mandatin e tij të ardhshëm.