Askush nuk e dinte që ky këngëtar është vëllai i Alban Skënderajt

855
0

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë dhe mjaft i suksesshëm.

Mirëpo, duket se paskemi ditur fare pak për familjen e tij dhe këtu nuk flasim për Miriamin dhe vajzën e tyre, të cilët i njohim.Flasim këtu për vëllanë e tij, i cili qenka po ashtu një këngëtar.

Vetë Albani e ka prezantuar, duke thënë se ai nuk është i vetmi person i talentuar në familjen e tij, por vëllai i tij Arbëri ka një zë të mrekullueshëm.Albani shkruan në Instagram:

Ky eshte Arber Skenderaj, vellai im. Jeton prej shume vitesh ne Itali dhe per pak mbush 42 vjec. Dhe ai si une qe ne femijeri qe e ka patur pasion muziken edhe pse prej vitesh ka nje tjeter profesion.

E kemi nisur bashke dhe nuk ishte aspak me pak i talentuar se une. Rrethanat jo te lehta ben qe ai te mos vazhdonte dhe pse une me familjen me vite i’a kemi kerkuar. Me ne fund vendosi te realizonte dhe te publikonte nje kenge vetem per pasion.

Edhe pse per here te pare dhe pa asnje eksperience ka bere gjithcka vete! Me forcat e tija! As edhe nje suport nga une! Tekstin, kendimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vete pa me treguar asnje gje.

Se ai keshtu ka qene gjithmone, altruist dhe punetor ndaj gjithcka ka dashur ta arrije vete. Une jam shume krenar per te qe gjeti kurajon te provonte veten por mbi te gjitha qe arriti te nxirrte nje dedikim te dhimbshem nga shpirti force qe une ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vella dhe uroj qe muzika te jete mikja jote per gjithe jeten.
#Brilla #ArberSkenderaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.