Zgjedhjet e 25 prillit mund te shtyhen, kompania prodhuese e fleteve te votimit: Nuk mjafton koha për..

Kur politika akoma nuk ka gjetur zgjidhje për mënyrën se si do të jetë fleta e votimit, kompania që ka fituar tenderin ngre alarmin se nuk ka kohë për prodhimin e saj. Zvarritja e procesit duket se ka vënë në rrezik tashmë vetë zgjedhjet parlamentare. 

Kompania sllovene që ka fituar tenderin për prodhimin e fletëve të votimit shpreh shqetësimin për përmasat saj. Në një letër drejtuar KQZ-së, kompania i bën të ditur se përmasat e mëdha të fletës së votimit do të kërkojnë më shumë kohë për t’u prodhuar, sidomos në një periudhë pandemie, kur masat kufizuese mund të ndryshojnë në çdo çast: “Në këtë kohë të vështirë pandemie, ku masat kufizuese mund të ndryshojnë në çdo moment, ne ju bëjmë me dije të merrni në konsideratë këto çështje. Në përfundim, ju bëjmë me dije se mund të kërkojë më shumë se 20 ditë për të prodhuar materialet zgjedhore në mënyrë të suksesshme”.

Kompania nënvizon gjithashtu se do të ishte më e përshatshme që madhësia e fletës së votimit të jetë në përmasat 29,7 centimetra me 42 centimetra, apo i njohur si formati A3, pasi në të kundërt do të rrezikohet mos të ketë fletë për të votuar në 25 prill: “Nëse të gjitha fletët e votimit do të jenë në formatin 297×600, atëherë do të duhen nga dy deri në tre javë për të prodhuar fletën e votimit. Përsa më sipër, fatkeqësisht duket se ekzekutimi i suksesshëm dhe i sigurt për dërgimin e fletëve të votimit brenda 10 ditëve nga periudha 12-22 prill, mund të bëhet një mision i pamundur”.

Mesa duket, zvarritjet e KQZ-së në miratimin e fletës së votimit po japin efektet e para, ku koha deri në ditën e zgjedhjeve është më pak se tre javë.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.