Rama publikon biseden telefonike me Zelenskin. Rama: Shqiperia dhe Kosova do te.. (Video)

89
0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Zelensky shkruan se me kryeministrin shqiptar ka folur për sulmin rus në Ukrainë si dhe për bashkëpunimin në kuadër të OKB.

Presidenti Ukrainas thotë se vlerëson ndihmën e Shqipërisë dhe se duhet bërë gjithçka që lufta të përfundojë.

“Pata një bisedë telefonike me 🇦🇱 Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”,-shkruan Zelensky.

Nderkaq Rama shkuran se

🇺🇦📲🇦🇱Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe me rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse🇦🇱💔🇺🇦