Zelensky ben deklaraten e forte: “Miliona njerëz do të humbasin jeten nese..”

71
0

Në një intervistë ekskluzive, presidenti ukrainas thotë: “Vetëm nëse bota bashkohet rreth vendit tonë, e gjithë kjo mund të ndalet”. Dhe për ndalimin e fluturimeve: “Nëse gjërat vazhdojnë kështu, do të jetë e pashmangshme. Por ndërkohë do të humbasim miliona jetë”

“Ata duan që ne të ndihemi si kafshë, sepse na kanë bllokuar qytetet dhe sepse nuk duan që njerëzit tanë të kenë ushqim dhe ujë. Dje, për shembull, humben jeten fëmijë në Mariupol. Ideja është që të trajtohen ukrainasit si kafshë”. Kjo është aktakuza e ashpër e presidentit ukrainas Zelensky ndaj Putinit në një intervistë në Sky News.

“Vetëm nëse bota bashkohet rreth Ukrainës, e gjithë kjo mund të ndalet – shtoi ai – Dhe për momentin ky proces është ende shumë i ngadalshëm. Por të gjitha këto mund t’i ndjeni vetëm kur jeni këtu, sepse njerëzit nga Evropa apo Shtetet e Bashkuara janë larg nga zemra e kësaj tragjedie, sepse ata nuk po luftojnë këtu. Dhe e kuptoj pse: nuk dua që ata të luftojnë këtu, por këto vende mund të ndihmojnë, mund të bashkohen”.

Në intervistë, Zelensky kthehet në Zonën No Fly: “Pse nuk mund të flasim për mbyllje? Më falni nëse i kthehem kësaj teme vazhdimisht, por kemi folur për spitalin e fëmijëve dhe të gjithë e dini numrin e fëmijëve që kanë humbur jeten. Prandaj po flasim për mbylljen e trafikut ajror. Nëse jeni të bashkuar kundër nazizmit dhe kundër këtij terrori, duhet ta mbyllni, por nuk do ta kërkoj një milion herë”.

Sa i përket skenarëve të konfliktit, Zelensky thotë: “Ne nuk e shtymë Putinin të sulmojë, nuk bëmë asgjë. Por ne e dimë saktësisht se tani situata është tragjike, dhe në të ardhmen mund të jetë edhe më keq. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, No Fly Zone do të jetë e pashmangshme. Por ndërkohë, ne do të humbasim miliona njerëz.