Pas presionit te protestave, Rama njofton masën e fundit te marrë nga qeveria për rritjen e çmimit te naftes: Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit…

2
0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se brenda 48 orëve do të vendoset një bord kombëtar ku do të vendoset mbi çmimet e karburanteve.

Kryeministri theksoi se bordi kombëtar, do të ulet çdo ditë në tryezë me furnizuesit e naftës në vend dhe do të shikohen të gjitha tarifat e blerjes. Në rast se çmimi vendoset mbi normën e vendosur nga qeveria, atëherë do të ketë masa drastike.

“Nuk funksionon kështu. Hoqëm para shumë kohësh TVSH mbi bukën, rezultati: Asnjë ulje çmime. Tregu i lirë nuk i lëviz çmimet me urdhër. Nuk do të rrimë duarkryq. Duhet t’ju kthej në ditët e tërmetit dhe pandeminë. Kic i dolëm mbrojte atëherë njerëzve të këtij vendi, do i dalim përsëri në nevojë njerëzve në këtë situatë. Kur them është situatë e provokuar nga lufta, atëherë nuk do të rrimë duarkryq. Duhen disa orë për të vendosur gjërat bashkë. Unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Aq shumë shqiptarë, familje, përballen me vështirësitë sa askujt nuk i është dhënë mundësia që ti njoh. Mos më jepni leksione si jetojnë njerëzit, sepse jetoj me njerëzit.

Unë i dëgjoj edhe këta, e të gjithë të tjerët, por në fund të ditës përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi fakte, të vërteta. Tani, përtej faktit se nafta është mall në tregun e lirë, sot përderisa themi që ky vend është në luftë. Nuk është në luftë me armë, por ka ardhur lufta në këtë vend me faturën e çmimit të naftës dhe çmimet e tjera. Duhet të trajtojmë situatën si në luftë. Do të ndërhyjmë duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit, që do të shpaloset i gjithi, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit kur furnizuesit do të bëjnë transparencën në mënyrë të përditshme dhe marshi do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjithë aspektet. Nuk do të shfaqen çmime të miratuar më parë nga bordi do të përcaktohen masa drastike për ata që cënojnë vendimet e bordit”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.