Zë më të bukur se të këtyre djemve shqiptar nuk keni dëgjuar – do t’iu rrëqethin mishin

581
0

Shumë njerëz gëzojnë talent në fusha të caktuara, por shumë pak prej tyre arrijnë të zbulojnë brenda vetes se çka mund të bëjnë nëse gjithë atë energji e nxjerrin jashtë, shkruan GazetaBlic.

E kështu po duket të ketë ndodhur me disa djem të ri shqiptar, të cilët gëzojnë talent të pashoq sa i përket këndimit.Katër djem të moshës së re, po qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit, e që me sa duket ishin në kohën e pauzës, kanë gjetur një metodë interesante për ta kaluar lodhjen.

Më i riu prej tyre, i veshur në të zeza ia hedh këngës derisa me shumë ëndje tre të tjerët e dëgjonin.

Pak kohë më pas dy prej tyre i bashkëngjiten në këndim duke bërë kështu që objekti në të cilin po kryenin punë, të oshtinte, shkruan GazetaBlic.Kjo video që është bërë publike në internet tash e disa muaj, kohët e fundit ka nisur të shpërndahet me të madhe.

Zëri i djemve shqiptar, emrat e të cilëve ende nuk dihen (thuhet se janë vëllezërit, Palkiqi), po mahnit çdokënd që i ka rënë në vesh t’i dëgjojë duke kënduar së bashku.video deri më tash ka marrë mbi 250 mijë shikime dhe po shpërndahet me të madhe. Ju ftojmë t’i dëgjoni në videon më poshtë, dhe të na tregoni me anë të komenteve, se çfarë mendimi keni ju për zërin e tyre.