Zbulohet shuma qe do te perfitojnë pensionistët për festat e fundvitit

150
0

Është bërë e ditur ditën e sotme shuma e lekëve që do të fitojnë pensionistët për festat e fundvitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Financave Delinda Ibrahimaj, e cila e ka përcjellë këtë deklaratë nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë. Ajo pohoi se pensionistët do të përfitojnë nga 5,000 lekë të reja shtesë mbi pensionet.

Ibrahimaj ka thënë se qeveria ka mundur që të sigurojë një fond prej 34 milion dollarësh, të cilat do t’i mbulojnë këto shpenzime për pensionistët. Ajo ka shtuar se shtesa e fundvitit e çon rritjen e indeksit të pensioneve në 5% për këtë vit.

“Janë 660 mijë pensionistë në vend që do të përfitojnë bonusin e Vitit të Ri, por jo rritje të pensioneve gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë Ibrahimaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.