Skip to content

Zbulohet amaneti i DIKTATORIT Enver Hoxha para se të vdiste, ja çfarë i tha të birit

    I biri i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Sokol Hoxha ka zbuluar amanetin e fundit që i la i ati para se të ndahej nga jeta.

    Madje Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë
    apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe
    sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos
    ruaj Lilianën”, thote ai.

    Pyetje: Ç’do të thoshte me ruajunin?

    Sokoli pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës,
    kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na
    bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte
    evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e
    lidhur me Ramiz Alinë.

    Sokoli tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

    “Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në
    jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur,
    madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, tha ai për
    “Panorama”.

    Sokoli zbulon se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianen. ” Vërtet
    e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai
    ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerësonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”, tha ai.