Zbulohen sekretet e mëdha të Vilma Nushit dhe Saimir Manes/ A i di ky popull?!

2320
0

Nga Arjan Nikaj

Një mikja ime më kujtoj se korrupsioni është e vetmja kauzë që duhet t’i bëj shqiptarët bashkë, kur unë i thashë që duhet një kauzë tjetër që t’i bëj bashkë se janë shumë të ndarë në interesa, si rasti tarifës reformatore të pagesës së lëndëve të prapambetura tek studentët.

Po si t’ia bësh që tu’ thuash se reforma për energjinë në fakt nuk ishte reforëm por një mundësi për të mbuluar vjedhjen e ÇEZ nga Berisha dhe Meta, se ku do t’i gjente 850 milion Euro, që mbylli çështjen pa gjyq arbitrazhi por me “marrveshje” mbulimi me lekët tona, njësoj si “marrveshja” për të paguar me VKM dëmshpërblimin e viktimave të 21 Janarit.

Si t’ia themi shqiptarëve që Vilma Nushi do merrte 120 milionë Euro si ” marrveshje” për t’i kompensuar fitimin e munguar nga ligji antiduhan si kusht i Europës, por nuk duhet të ulej standarti i jetesës së Oligarkisë Kriminale që kontrollon tregëtinë e cigareve dhe kafes edhe për traditë. Si do t’ia themi që Mane po del me humbje nga Qendrat tregëtare dhe po e kompesojmë me kromin, bakrin, pritet kur të blej dhe bankat, që ka ngelur borxh.

Si t’ia themi këtij populli që sportelisti hotelit merr 40 milionë euro tender për të bërë unazën e Tiranës dhe liçenca e tregëtimit të byrektores merr koncensione ?!

Si t’i themi këtij populli që Erion Braçja betohej se PS do anullonte shitjen e HEC- ve dhe tani po bëjnë plane për të shitur të tjerët. Si t’i mbushim mendjen këtij populli që po të vjedhin pasuritë natyrore që janë pronë publike dhe administrohen privatisht nga Oligarkia Kriminale duke përfituar me miliarda euro gjatë gjithë kohës që nga krijimi i shtetit shqiptarë. 

Si t’i themi që punët botore nuk kanë më tabela se ndryshohen projektet shtohen fondet nuk ka afate që mos të kuptojmë sa vidhet. Si t’i themi këtij populli që zonja e parë nuk mund të bëj Opozitë, se nuk ka tallje më të madhe nga kjo. Si t’i themi këtij populli që analistët, gazetarët, studentët në protestë dhe sindikatat kriminale e pranojnë me kënaqësi të udhëhiqen në Opozitë nga Presidenca ose nga gjysma e krevatit presidencial.

Çfarë t’i themi që të mblidhen ?! Ti themi që lodrat e fatit na humbën shpresën ditore të fitimit dhe rrënimin vjetor”! I hoqën që të mos loznin afër shkollave dhe të lozin online në klasë.?! Apo i hoqën se dështoi vrasja e atij që po siguronte fitime jashtë Oligarkisë Kriminale?!

Po të dërgojnë vrasës të tjerë për ta vrarë se nuk merret shteti me favorizime bandash duke mbyll aktivitete. Unë pak po them se ato që di më mirë i bëj më në detaj, por me që presim aktivizim të protestave pas pushimeve mbase gjejmë një gjë që bën më shumë bujë se tarifa, se nuk del gjë nga një protestë e lirë në miell dhe e shtrenjtë në krunde.