Pamje apokaliptike në Rusi, meteori gjigant ndryshon rrjedhën e lumit. Banorët e zonës..

659
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rajonin e Khabarovskit në Rusi kur gjatë natës banorët e zonës kanë dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kur janë zgjuar në mëngjes kanë parë që lumi të rrjedhe diku tjetër dhe jo në shtratin e tij të mëparshëm.

Dyshohet se aty është përplasur një meteor, i cili ka sjellë edhe çrregullimet në fjalë. Mësohet se përplasja e meteorit ka ngritur një godër të lartë aty ku më parë kalonte lumi duke i ndryshuar atij rrjedhën.

Autoritetet lokale kanë dhënë alarmin për përmbytje në zonë duke qenë se tashmë lumi nuk rrjedh në shtratin e tij të mëparshëm duke rrezikuar që uji të shkojë në zona të banuara.

Ndërkohë, banorë lokalë bëjnë me dije se kanë konstatuar në zonë një arome sulfuri të pazakontë për rajonin si edhe gurë të nxehtë të përhapur në një gjerësi të madhe

https://www.dailymotion.com/video/x6zi4k5