Ngjarja në Laprakë/ 17-vjeçarja dhe djali në lidhje dashurie prej pak kohësh. Një javë më parë ai kishte ngacmuar..

2342
0

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tro.nditi sot Tiranën, ku umbi jetën 17-vjeçarja Briselda Gjikola dhe u ne gjendje të rëndë Erion Bengo, 23 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi, ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar .

Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, pista kryesore ku po heton policia është një sherr që 23-vjeçari kishte pasur me një djalë, një javë më parë, pasi thuhet se ai i kishte ngacmuar të dashurën . Ndërkohë policia ka identifikuar autoret. Po ashtu, dëshmitarët e ngjarjes bënë me dije se dy autorët ishin me trupa të imtë.

Fill pas ngjarjes, dy të autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.