Zbardhet misteri i vajzës që tmerroi qytetin duke qarë çdo natë në varreza (VIDEO)

703
0

Policia ka gjetur vajzën që për pesë ditë më radhë frikësoi banorët e një qytetit Çorum në Turqi.

Mësohet se ata kanë ndjekur lëvizjet e saj përmes kamerave të sigurisë, të cilat i kanë çuar në shtëpinë e saj.

Vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, kishte probleme mendore dhe tani i është dorëzuar mjekëve, të cilët po kujdesen për shëndetin e saj, raporton Albeu.com.

Nuk dihet arsyeja se përse ajo shkonte çdo natë dhe qantë në varreza, megjithatë policia dyshon se ka qenë afërsia e shtëpisë së saj me varrezat që ka bërë atë të shkonte atje dhe jo ndonjë arsye e veçantë.

Disa javë më parë vajza e mistershme u bë lajm në mediat botërore për shkak se banorët e zonës dëgjonin çdo natë një zë që qante në varreza.

Kur policia shkoi atje, vajza u zhduk në errësirë duke mos u dhënë mundësinë që të zbulonin ndonjë gjë më shumë.