Zagushi dhe rritje e temperaturave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

260
0

Për ditën e sotme reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë zonën e veriut dhe qendrën. Në periudha afatshkurtra këto reshje në këto zona do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Temperaturat si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës parashikohen të jenë në vlera “normale” të mesatares klimatike mujore për vendin tonë.

Vlen për tu theksuar fakti se për shkak të lagështirës së lartë në ajër do të përjetohet efekti zagushi, ku temperaturat do të përjetohen disa gradë më të larta për trupin e njeriut se ato të regjistruara në kafazin meteorologjik