Rritet Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dhe Franga vijojnë rënien!

7107
0

Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 92.9 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon të mbetet në pozita jo shumë të favorshme kundrejt monedhës vendase pasi vazhdon edhe sot të blihet me 100 lekë dhe të shitet me 100.7 lekë.

Ndërkaq Franga zvicerane ka pësuar rënie sërish edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.7 lekë në raport me ditën e hënë.

Paundi britanik ka pasur një rritje këtë të martë pasi krahasuar e ditën e djeshme është blerë sot me 116.6 lekë dhe është shitur me 117.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.