‘Z’ mbi tanket dhe uniformat ruse! Çfarë do të thotë shkronja që pushtoi Ukrainën?

63
0

“Z”! Çfarë është “Z”? Është shkronja misterioze që është parë mbi tanket ruse 15-të ditët e fundit në Ukrainë.

Po cili është mesazhi i kësaj shkronje?

“Z” për Fitoren!

Shumë ushtar kanë mbi uniformën e tyre shkronjën “Z” dhe nga disa mendohet se vjen nga fjala ruse “За победу” që do të thotë “për fitore”.

Identifikimi

Kjo është gjithashtu një shkonjë që i ndihmon ushtarët rus të identifikojnë njeri-tjetrin mes bombardimeve të luftës, në mënyrë që të shmangim sulmet ndaj njeri-tjetrit.

Simbol nazist?

Shumë kanë vënë re ngjashmërinë e saj me svastika simboli i përdorur nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore duke e mbiquajtur “Svastika e Putinit”.

Mbrojtje nga neo-nazistët

Shiritat zi-portokalli që përbëjnë “Z” janë shiritat e Shën Gjergjit , të cilat janë simbole të kujtimit të rusëve që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rusia e ka cilësuar vazhdimisht pushtimin e saj në Ukrainë si mbrojtjen e popullit të saj nga neo-nazistët, megjithëse presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është hebre.

Si është përhapur simboli?

Këto 15-të ditët e fundit “Z” është shndërruar jo vetëm në një shkronjë përqaqësuese për ushtrnë ruse në Ukrainë, por për një pjesë të madhe të rusëve.

Fëmijët e qytetin rus të Kazanit kanë dalë në mes të dëborës së bahsku me nënat e tyre për të formuar të gjithë bashkë shkronjën “Z”, për të treguar mbështetjen e tyre ndaj forcave ruse.

Sportisti Ivan Kuliak do të hetohet, për faktin se mbi bluzën e tij kishte vendosur shkronjën “Z”, në mbështetje të ushtrisë ruse.