Xhensila reagon për herë të parë pas zërave për ndarjen e saj me Bes Kallakun: Nga ky moment..

3940
0

Prej disa ditësh ne median online kanë nisur të qarkullojnë lajme se këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, janë drejt divorcit.

Spekulimet për ndarjen e tyre nisën fillimisht pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe njëkohësisht fotot e tyre të përbashkëta janë fshirë nga rrjetet sociale.

Pavarësisht spekulimeve të shumta, Besi dhe Xhenila nuk kanë preferuar të reagojnë lidhur me këto lajme që kanë pushtuar median online mirëpo mesa duket këngëtarja e njohur i ka dhënë fund heshtjes vetëm pak minuta më parë.

Xhensila ka reaguar lidhur me një deklaratë të reperit Cllevio, i cili aludoi se ndarja e saj me Besin ka ardhur si shkak i një “Bossi në Dubai”. Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke shpifur, do të përballet me përgjegjësi juridike.

Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltosur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’jua kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi ligjore për çdo shpifje”, shkruan Xhenisa në Instastory.