Xhensila dhe Besi bëhen prindër për herë të parë, Ja emri super i veçantë i vajzës

2124
0

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është bërë sot për herë të parë nënë e një vajze. U mësua se ajo e solli në jetë vogëlushen në një spital privat dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

Sakaq burime për ‘Iconstyle’ kanë zbuluar emrin e veçantë që Xhensila dhe Besi kanë vendosur për vogëlushen e tyre. Çifti e ka pagëzuar atë me emrin Ajka, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e pjesës më të mirë të diçkaje.

Bëhet me dije se vajza erdhi në jetë rreth orës 11:50 të ditës së sotme dhe ishte një lindje çezariane, e planifikuar më herët.