Rama takohet me Trump, shqiptarët: Thuaj mos të mbyllë llotarinë, e vetmja shpresë për të ikur

392
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sëfundmi një foto të bërë mes tij dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë, Presidentit të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Të dy duken shumë të përzemërt dhe miqësor në këtë foto, por interesante janë edhe mendimet e shqiptarëve. Ata kanë pëlqyer dhe komentuar foton e kryeministrit, ku ndër të tjera, nuk ngurojnë të përdorin edhe ironinë.

Kështu, komenti që ka marrë më shumë pëlqime, ka qenë ai ku një qytetar e sugjeronte t’i kërkonte Trumpit të mos mbyllte Lotarinë Amerikane, pasi është e vetmja mënyrë për të ikur nga Shqipëria.