WizzAir sërish vonesa pa fund, mungesë ajri të kondicionuar, shtyrje te shpeshta fluturimet..

304
0

Përsëri kompania ajrore WizzAir bën vonesa të mëdha mbi fluturimet që lidhin Tiranën me Europën. Sonte fluturimi që niset nga Bergamo drejt Tiranës i parashikuar në orën 21.45 ka bërë një lajmërim vonese deri në 105 minuta (në 23:30) më shumë se sa zgjat i gjithë fluturimi.

Ndërkohë bëhet me dije se edhe fluturimi nga Tirana, i parashikuar në orën 19:30, drejt Bergamos është vonuar me dy orë, dhe duhej të mbërrinte në 21:15, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e fluturimit nga Bergamo drejt Tiranës. 

Nga ana tjetër, mbi një orë është vonuar edhe fluturimi Milano Malpensa-Tiranë. Problem me vonesat ka pasur edhe fluturimi drejt Bolonjës, ku pasagjerët janë zbritur pas mungesës së ajrit të kondicionuar në bord dhe ankesave dhe gati humbjes së ndjenjave nga pasagjerët për shkak të temperaturave të larta. 

Në këto javët e fundit me rritjen e trafikut ajror falë ardhjes së turistëve, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.

Kompania mund të bëjë një dëmshpërblim vetëm kur vonesa kalon 3 orë. Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura.shqiptarja/