“E morën me zor.. ”/ Flet nëna e 20-vjeçares që u kap mat me të dashurin nga vjehrri: Nuk e dimë ku është..

1045
0

Nëna e 20-vjeçares nga Librazhdi, e cila prej disa ditësh është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale, pasi u kap me të dashurin në dhomën e saj të gjumit, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.

Ajo ka mohuar zërat se ka dhu nuar të bijën apo  ka qethur zero pas ngjarjes që është bërë menjëherë virale.

Intervista:

A ka qenë vështirë për ju, si është gjendja juaj?

Shumë keq, jemi të gjithë në depresion. Motra nuk mund të shkonte në shkollë. Nuk mund ta ngremë kokën lart.

A kërkoni të hiqet video?

Të mos ishte publikuar. Duhet hequr

Si është vajza?

E morën më zor për ta intervistuar. Gjendja e saj ishte shumë keq, në depresion, nuk e di çfarë ka thënë

Kishte shenja dh unimi?

Ende i ka

Edhe ju e keni dhu nuar?

Jo. Ne ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se si u bë kjo gjë

E keni qethur vajzën?

Jo. Nuk i kam bërë asgjë

Ku ndodhet vajza?

Ndodhet në Tiranë, nuk e dimë ku është. E dërgoi shoqata e Elbasanit

Ju do e ndiqni deri në fund këtë ngjarje?

Po, ata që e kanë nxjerrë videon duhet dënuar.

Në fund nëna e 20-vjeçares u shpreh se duan që të ikin nga fshati ku jetojnë, pasi nuk mund të jetojnë më aty.