Vrau gruan dhe vëllain, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të 80-vjeçarit

199
0

Ky është momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit 80 vjeçar, autorit të dyshuar të vrasjes së bashkëshortes dhe vëllait të tij.

Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Tervol të Gramshit rreth orës 14:50. 80-vjeçari, pas një sherri për motive të dobëta, goditi për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij Zeqine Sinani rreth 74 vjeç dhe vëllain Shaqir Sinani 73 vjeç.

Policia thotë se autori vrau fillimisht gruan dhe më pas vëllain e tij. Ky i fundit ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg shtëpisë së të vëllait.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar sëpatën sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.