Të tjera detaje bëhen me dije nga atentati që i mori jetën këtë të hënë, 6 tetor, gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gazetari Besar Bajraktaraj, tha se autori i vrasjes Elvis Shkëmbi ishte vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes, por para se të largohej nga gjykata dhe të vetëdorëzohej e kishte lënë armën e krimit tek një punonjës i sigurisë.
“Ka qenë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me babanë, palë e tretë, ka patur edhe palë të tjera që nuk kanë qenë të pranishëm. Ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. Gjyqtari ka dhënë një vendim në favor të denoncuesit. Gjyqtari është larguar nga salla, aty e ka pritur autori i kësaj ngjarjeje dhe është larguar. Megjithatë, para se të largohej, armën e krimit ai ia ka dhënë rojës së sigurisë, i cili që në krye të herës duhej ta kishte kontrolluar. Më pas autori ka dalë dhe më pas ka pikasur një patrullë të Policisë së Tiranës, të cilëve i ka deklaruar se është autori i vrasjes dhe ka bërë të mundur arrestimin, pa ditur se çfarë kishte ndodhur. Pra, armën e krimit e kishte lënë në Gjykatë. Pistoleta nuk është lënë në tokë, por në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë dhe është larguar krejt i qetë. Punonjësi i sigurisë do të pyetet nga ana e hetuesve për rrethanat si ka ndodhur ngjarja.”, tha