Vrasje e dyfishtë Kavaje/ Sherri nisi me fjalë banale e përfundoi në…, çfarë ndodhi, dalin pamjet

225
0

Në këtë lokal në qendër të Kavajës, një sherr që duket se vijonte prej të paktën 2 vitesh çoi në një vrasje të dyfishtë. Edmond Gosa alias Armand Gosa dhe Altin Rexha alias Sali Rexha, të dy 43 vjeç, vranë njëri-tjetrin këtë të mërkurë, duke qëlluar njëri me armë zjarri, e tjetri me thikë.

Nga vendi i ngjarjes, gazetarja Enkelejda Arapi tha se fillimisht palët kanë nisur të zihen me fjalë fyese. Më pas Edmond Gosa ka goditur me thikë Rexhën, e ky i fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar të paktën 3 herë me armë zjarri në drejtim të bashkëmoshatarit të tij.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të dëshmitarëve të shumtë, të cilët u tronditën jo pak nga ngjarja e rëndë.

Shkaqet e konfliktit mes palëve momentalisht nuk janë të ditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.