Vrasja e shqiptarit u planifikua me detaje/ U vra pas shpine teksa takohej me një..

548
0

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, që u vra një javë më parë në via Dei Carpini në Paderno del Grappa, Itali, dyshohet se ka qenë e planifikuar.

Hetuesit kanë dyshime se një person është përdorur si karrem për të joshur shqiptarin në vendin e vrasjes. Kjo tregohet nga gjurmët e një makine të dytë, plus një kapele dhe një xhup, të gjetur pranë trupit të tij. Hetuesit po punojnë për këta elementë të rinj për të hedhur dritë mbi vrasjen e Paderno del Grappa.

Fakti që shqiptari u godit nga pas mund të nënkuptojë se vrasësi ishte fshehur në shkurre, gati për të goditur, ndërsa viktima po bisedonte me një person tjetër, me siguri një të njohur. Hetuesit thonë se ky ishte një krim seksual ose pasioni i përgatitur me kujdes./g.shqip/

Bledari, i cili ishte i martuar dhe kishte dy vajza, kishte pasur një jetë të dytë të cilën e kishte mbajtur me kujdes larg bashkëshortes. Shqiptari dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua që e ka njohur rreth dy vjet më parë në një aplikacion rreth njohjeve e takimeve. Kjo grua është një 30-vjeçare shqiptare, e martuar me një burrë shqiptar.