Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Arrestohen dy punonjësit e hotelit, ja cfarë zbuloi policia..

275
0

Trupi i Eraldo Nevruzit, recepsionistit të vrarë në Dhërmi vijon në kërkim nga policia. Dy persona kanë rënë në pranga si të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Policia ka arrestuar Danial Qosen dhe David Lartin, të cilët dyshohet se ndihmuan pronarin e hotelit të fshihnin trupin e viktimës, Eraldo Nevruzit.

Danieli, 33 vjeç dhe Davidi 30 vjeç, banues në Korçë, punonin në hotelin, ku kanë ndihmuar pronarin të fshihnin trupin e kolegut të tyre.

Po ashtu, policia njofton se nga vëzhgimi i banesës ku qëndronte autori Geraldo Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dhërmi, ku recepsionisti i një hoteli u vra me armë zjarri pak minuta pas mesnatës së 6 qershorit, rreth orës 00:30. Viktima është Eraldo Nevruzi, 31-vjeç nga Tirana. Ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, nga Tepelena, banues në Angli. Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshohet se doli nga hoteli rreth orës 01:00, por u kap në Korfuz.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

I plagosuri vijon ende i zhdukur dhe nuk rezulton i paraqitur në asnjë prej spitaleve. Mësohet se çdo sezon veror ai shkonte në Dhërmi dhe pjesën tjetër të vitit qëndronte në Angli. Hoteli ishte një biznes familjar, ku bashkëpronarë ishin vjehrri dhe autori i dyshuar, dhëndri dhe të afërm të tjerë që merren me menaxhimin.

Kërkimet janë përqendruar përgjatë rrugës Dhërmi Himarë, por edhe në ndonjë zonë të dyshimtë që mund ta ketë hedhur trupin, janë kontrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës.

Edhe këtë mëngjes kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupit , policia ka ngritur dhe dronin duke kontrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi