Vrasja e 18-vjeçarit nga dy adoleshentet/ Xhaxhai zbaton Kanunin, një muaj besë familjes së autorit

189
0

Familja e Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, kanë filluar të zbatojë me Kanunin në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Teksa hetimet për vdekjen e adoleshentit vazhdojnë, sipas mediave në Kosovë, xhaxhai i 18-vjeçarit i ka dhënë një muaj besë familjeve të dy të rinjve që dhunuan barbarisht 18-vjeçarin. Lajmi është bërë i ditur nga imami Bekim Jashari, i icli ka publikaur foto me xhaxhain e të ndjerit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe u rrah brutalisht më 14 janar 2024 në Podujevë rreth orës 13:00, nga dy të mitur 17 dhe 16 vjeç. 18-vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda, ku dhe ndërroi jetë dy ditë pas dhunës.

Dy adoleshentët që e dhnuan ndodhen në burg, teksa më herët janë publikuar dhe pamjet e rënda të dhunës së ushtruar ndaj Lulzimit.