Von der Leyen: 70% e të rriturve të BE do të vaksinohen në korrik

295
0
epa09083728 EU Commission President Ursula von der Leyen during a video call with Turkey's President Recep Tayyip Erdogan (not pictured) in Brussels, Belgium, 19 March 2021. The EU and Turkey are looking to improve their relations after tensions peaked in 2020 over maritime claims in the eastern Mediterranean. EPA/STEPHANIE LECOCQ / POOL

“Falë partnerëve të fortë dhe të besueshëm si Pfizer dhe BioNTech, vaksinimi në BE po përshpejtohet”. Kjo u deklarua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Unë kam besim se do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të gjithë të rriturve Evropianë që nga korriku,” shtoi ajo percjell shqiptari.net.

“Bashkimi Evropian po punon për një kontratë të re me Pfizer-Biontech për 1.8 miliardë doza të vaksinës covid-19 për 2021-2023”. Kjo u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një konference shtypi me CEO të Pfizer Albert Bourla në uzinën e Puurs.