Vogëlushja shqiptare merr vëmendjen e mediave të huaja, gardërobë me vlerë 5 mije paund

184
0

Vogëlushja me origjinë shqiptare, Azilea Elezaj, mbushi suplementet e portaleve në Britani e më gjerë, për fotot që majaja e saj Suela, publikonte në rrjete sociale.

Suela, postonte foto të së bijës, të veshur me rroba nga firmat e shtrenjta. E gjithë gardëroba e vogëlushes Azilea, ka një vlerë plot 5.000 paund. Kulmi i “famës” së Alizeas, u arrit falë një publikimi në një artikull nga prestigjiozja “The Sun”, por edhe kur ajo dhe e ëma u ftuan në një nga emisionet më popullore të mëngjesit në Britani. Ndërkaq, Suela dhe Azilea ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku zbuluan gjëra akoma dhe më interesante.

“Ne ishim me pushime në atë periudhë. Nuk e dija se ku do të dilte. Mua më shkroi një gazetare, nuk më tha se nga vinte, thjesht i dhashë disa informacione. Në momentin kur Azilea doli tek “The Sun”, u lumturova shumë. Nuk më pëlqeu titulli, 5.000 paund, jo është e gjithë gardëroba e Azileas është 5.000 paund. E gjithë ka qenë se Azaleas i vlen 5.000 paund kjo gjë. Nëse do ta lexoj ndonjë artikullin, aty e shikon që unë Azileas ia kam marrë rrobat me zbritje. Nuk ka qenë asnjë dëshirë, thjesht si nëna që ka dëshirë për të veshur fëmijën e vet. Unë fillova të mos kem nevojë për të blerë për Azilean dhe kurseva para. Të përditshmet Azilea i kishte nga dhuratat nga faqet e ‘Instagramit’, u shpreh Suela.

Ndërsa e pyetur nga Bieta për shifrën e veshjes më të shtrenjtë që i ka blerë Azileas, Suela u përgjigj:

“Pallto, ajo ka kushtuar 360 paund, por unë kam pasur 20 % e zbritjes dhe nuk e mbaj mend sa e kam marrë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.