Çfarë qëndron pas vapës së madhe në fillim të vjeshtës? Paralajmërimi i forte i meteorologëve

Vapa e madhe në këtë fillim vjeshte i ka habitur te gjithe. Zja rret po shkrumbojnë pyjet në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës.

Uraganet dhe tajfunet po godasin gjithnjë e më fort. Qendra e Parashikimit të Klimës në SHBA, konfirmon se është rikthyer zyrtarisht “La Nina”, një dukuri atmosferike komplekse.

Ajo ndodh një herë në disa vjet në Oqeanin Paqësor, por pasojat që shkakton janë globale. Erërat e Oqeanit Paqësor e shtyjnë ujin e ngrohtë nga bregu perëndimor i Amerikës së Jugut drejt Indonezisë.

Ndërkohë uji i ngrohtë lëviz drejt perëndimit, ku shtohet sasia e ujit të ftohtë. Kur ndodh “La Nina”, erërat në Paqësor bëhen shumë të forta.

Ato shtyjnë edhe më shumë ujë të ngrohtë drejt Indonezisë, duke bërë që më shumë ujë i ftohtë të shkojë pranë bregut perëndimor të Amerikës së Jugut.

Këto ndryshime në temperaturën e sipërfaqes së detit, ndihen anembanë planetit. “La Nina mund të përkeqësojë thatësirën diku, dhe sjellë një dimër shumë më të lagësht dhe të egër diku tjetër.

Nëse do të zgjasë më shumë se disa muaj, atëherë vera e ardhshme do të jetë me siguri shumë më e nxehtë sesa kjo që sapo kaluam.

- Advertisement -

“Në prill do nisni plazhin” Habit sinoptikanja Tanja Porja: Duroni deri ditën e..

Sipas parashikimeve të sinoptikanes Tanja Porja, nga e enjtja deri ditën e shtunë kemi prezence të reshjeve te shiut. Edhe pse nje rritje e...

Ngjarje e tmerrshme/ Gjendet foshnja pa jetë brenda një çante policia në kërkim të së ëmës

Një foshnje është gjetur i vdekur në një qese pazari jashtë Kishës All Saints, Londër. Foshnja e vdekur është gjetur një ditë më parë...

Po punonte në fabrikë, humb jetën në punë i riu shqiptar. Sapo kishte mbushur 22-vjeç..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.