Dalja e lumit Vjosa nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura të shiu solli përmbytje të mëdha në Vlorë dhe në Fier.
Së fundmi fermerët e Fierit janë ngritur në një protestë ku kërkojnë dëmshpërblim për dëmet nga këto përmbytje.
Së bashku me fëmijët e tyre fermerët kanë ngritur zërin ku i kanë kërkuar ndihmë kryeministrit për këtë situatë në të cilën ndodhen. Në prag të festave të fund vitit, vajza e vogël e një prej fermerëve I ka bërë kërkuar Edi Ramës që kur të blej dhurata Zahos të mendoj dhe për fëmijët e baballarëve që nuk kanë mundësi ekonomike.
“Xhaxhi Edi Rama kur t’i blesh djalit tënd Zahos dhurata për vitin e ri mendo edhe për të gjithë fëmijët e baballarëve që nuk kanë lekë të blejnë dhurata.”, tha ajo.