Vodhi me dhunë paratë e farmacive, dalin pamjet e përleshjes së 37-vjeçarit me farmacisten (Video)

194
0

Një 37-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracing”. Bëhet fjalë për Egert Boçi, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë muajve të fundit, në disa farmaci në Tiranë.

3 prej këtyre vjedhjeve kanë ndodhur në datën 31 janar të ketij viti, 19 mars të po këtij viti, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”, dhe 20 prill 2023 ku janë vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet 37-vjeçari duke u përleshur me farmacisten për të marrë xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.