Bajame të infektuara? Na duhen vetëm 3 përbërës që i kemi në shtëpi

156
0

Në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndal në përdorimin e sodës së bukës në mjekësinë alternative. Soda e bukës është një nga ata përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinën tonë.

Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor, është një antioksidant i mirë dhe një antiacid shumë i mirë për organizmin e njeriut. Kur konsumohet në doza të përshtatshme, soda e bukës rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e tij.

Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja ky përbërës natyral, sigurisht i marrë në dozat e duhura, ndihmon në neutralizimin e acideve të stomakut, redukton enjtjen dhe gazrat në stomak, mbron nga infeksionet e traktit urinar, është një antiseptik i fuqishëm dhe jo vetëm.

Specialisti Merja tregon disa nga problematikat ku soda e bukës na vjen në ndihmë dhe si mund t’a përdorim dhe kombinojmë me produkte të tjera bimore. Per me shume shikoni videon