8.5 C
Tirana

VOA: Ja si ti jepni fëmijëve tuaj shtetësinë amerikane

Date:

Share:

Majami, destinacion për turizmin e shtetësisë amerikane

Klima e butë, era e ngrohtë e oqeanit, dinamika e jetës së natës prej vitesh e ka bërë Majamin një destinacion të preferuar turistik për evropiano-lindorët. Por kohët e fundit shumë prej atyre që vijnë këtu nuk nisen thjesht nga dëshira për plazh, por për shumë gra ruse e ukrainase, udhëtimi drejt Floridës bëhet me qëllimin që të lindin në këtë shtet, duke u ofruar fëmijëve shtetësinë amerikane.

Kseniya Popova ka ardhur në Majami nga Vladivostoku. Por Kseniya nuk ka bërë dy ditë rrugë nga Rusia lindore thjesht për të shijuar restorantet e plazhin e Majamit. Ajo ka ardhur bashkë me bashkëshortin për të lindur këtu vajzën, Taisiya.

“Gjithmonë kam dashur ta lindja fëmijën në Shtetet e Bashkuara. E kisha pikësynim. Sapo ngela shtatzënë, bashkë me burrin pamë se ku do të vinim dhe zgjodhëm Majamin. Plot shoqe të mia kanë bërë të njëjtën gjë. Këtu i ke të gjitha: motin e mirë, shërbimin cilësor për shëndetin dhe shtetësinë”.

Çdo fëmijë që lind në Shtetet e Bashkuara merr automatikisht shtetësinë amerikane. Po ashtu është plotësisht e ligjshme të vish në Shtetet e Bashkuara thjesht për të lindur fëmijën këtu. Nailya Valieva ka themeluar kompaninë “Happy Baby” një ndër shumë biznese që ndihmojnë çiftet të përgatisin dokumentet dhe të zgjedhin mjekun e të gjejnë apartament:

“Nuk është e paligjshme të vish në Majami për të lindur fëmijën. Shumë njerëz e konsiderojnë kujdesin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara si më të mirin në botë, klima është fantastike, nënat gjejnë këtu çdo gjë që u nevojitet, gjërat ecin lehtë”.

Këtë mendim kanë edhe nënat e reja. Ato thonë se e bëjnë këtë udhëtim të gjatë e të kushtueshëm pasi duan kujdes shëndetësor me cilësi të lartë dhe një mentalitet më pozitiv për lindjen:

Shtatzania shihet si sëmundje (si gjendje patologjike) në Rusi. Duhet të shkosh për vizita të panumërta te mjeku, të bësh një milion analiza. Këtu në Shtetet e Bashkuara është më lehtë. Bën një sonogram, dëgjon rrahjet e zemrës së foshnjës, pastaj je e lirë deri kur vjen koha për vizitën tjetër,” thotë Katerina Khramova, që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara për të lindur fëmijën.

Olga Sukhanova nga Moska vendosi të bënte një fëmijë tjetër kur vajza që kishte mbushi 20 vjeç.

“E linda me operacion. U impresionova nga mënyra se sa të koordinuar dhe kompetentë ishin mjekët”.

Remberto Santos është mjek obstetër nga Kuba me një karrierë 23 vjeçare në spitalet e Majamit. Ai thotë se gjysma e pacienteve të tij janë nga Evropa Lindore:

“Pacientet nga Rusia dhe Ukraina e durojnë më shumë dhimbjen. Disa prej tyre kërkojnë anestezi gjatë lindjes, por shumica preferojnë lindje të natyrshme”.

Gratë aplikojnë për një vizë turistike. Për të marrë vizën u duhet të kenë një biletë me kthim që tregon se kur do të largohen nga Shtetet e Bashkuara, si dhe një deklaratë nga banka që tregon sa para kanë në llogari:

“U duhet të dëshmojnë se amerikanët nuk do të paguajnë nga taksat e tyre për të mbuluar koston mjekësore për lindjen,” thotë Nailya Valieva.

Zakonisht vizat janë tre mujore. Gratë vijnë në Shtetet e Bashkuara afro një muaj para datës së lindjes, dhe pas lindjes së foshnjes qëndrojnë edhe një muaj tjetër. Ky turizëm për shtetësinë e fëmijës kushton rreth 20 mijë dollarë, por kostoja nuk i dekurajon ata prindër që duan rehatinë e Majamit në pritje dhe gjatë lindjes, para se të kthehen në atdhe me një shtetas të ri amerikan.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.